AktualitetPolitike

Berisha pret deputetët konservatorë britanikë

KAON

Kryetari i PD, Sali Berisha, priti dje në selinë e PD, deputetët konservatorë britanikë z. Andrew Rosindell (ministër hije për Marrëdhëniet me Jashtë), z. Martin Vickers (kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), znj. Philippa Broom anëtare e Bordit të Grave Konservatore, dhe z. Pierre Plumeajau, këshilltar.

Temat e bisedës u përqendruan te vështirësitë e mëdha të krijuara nga keqqeverisja e Ramës dhe ndjekja e një politike të ekstremit të majtë dhe ndikimit të Soros në vend, dhe domosdoshmërinë e një përmbysje të madhe që do çrrënjosë kalbëzimin e institucioneve.

Berisha informoi deputetet britanikë për përdorimin e drejtësisë si armë kundër kundërshtarit politik dhe për shpopullimin drastik të vendit si dhe luftën frontale për asgjësimin e opozitës.

Programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme do të jetë transformues për Shqipërinë, theksoi kryetari i PD.

Berisha mirëpriti dëshirën dhe angazhimin e Partisë Konservatore britanike për të mbështetur PD-në në zgjedhjet e 11 Majit për luftën kundër narkoshtetit dhe rënien e tij.

Ai theksoi se vota e diasporës, përfshirë atë në Britaninë e Madhe, do të jetë kyçe për këtë ndryshim në Shqipëri.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?