AktualitetPolitike

Baton Haxhiu: PS investoi që Berisha të jetë ‘non grata’

KAON

Analisti Baton Haxhiu deklaroi gjatë një debati me analistin Andi Bushati në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ se “Partia Socialiste ka investuar që Berisha të jetë “non grata””.

Kjo konfirmon më së miri akuzat e shumta ta opozitës për investimin që ka patur PS dhe personalisht Edi Rama në sulmin ndaj Sali Berishës.Dhe kur këtë e deklaron edhe Baton Haxhiu i njohur si një njeri i afërt me kreun e qeverisë shqiptare akuzat bëhen totalisht reale.

Analisti Andi Bushati shtoi pas deklarimit të Haxhiut, se PS ka dashur ta zhdukë Berishën.

Baton Haxhiu ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur edhe për rikthimin e Trump në presidencë dhe efektet që kjo ngjarje mund të ketë në vendin tonë.

Analisti u shpreh se Xhorxh Soros ngjan si karikaturë krahasuar me ata që rrethuan Trump gjatë inaugurimit, duke nënkuptuar me këtë, miliarderët Musk, Bezos apo Zuckerberg.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?