Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit
Senati konfirmoi shpejt ish-senatorin Marco Rubio si Sekretar të Shtetit të hënën me një votim unanim, duke i dhënë Presidentit Donald Trump anëtarin e parë të kabinetit të tij të ri në ditën e inaugurimit.
Marco Rubio, ish senator republikan nga Florida, është ndër kandidatët më pak të debatueshëm të Presidentit Trump dhe votimi ishte vendimtar 99-0. I emëruari i Presidentit Trump për drejtor të CIA-s, John Ratcliffe pritet gjithashtu të miratohet me një votim të shpejtë.
“Marco Rubio është një njeri shumë inteligjent me njohuri të jashtëzakonshme të politikës së jashtme amerikane”, tha Senatori republikan Chuck Grassley në hapje të votimit në Senat.
I emëruari i ish Presidentit Joe Biden për drejtor të inteligjencës kombëtare u konfirmua në ditën e tij të inaugurimit.
Me kthimin e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe kontrollin e Kongresit nga Partia e tij Republikane, anëtarët e tij të kabinetit pritet të miratohen pa vështirësi të mëdha, pavarësisht skepticizmit fillestar dhe kundërshtimit nga ligjvënës nga të dyja partitë./VOA
