Sport

Asllani: Interi sfida e jetës

KAON

Nga Empoli te Interi. Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani bëri “trampolinën” e karrierës në vitin 2022, duke kaluar te zikaltërit. Asllani, ka dhënë një intervistë mjaft interesante për “matchday programme”, në ditën e ndeshjes Inter-Empoli. Gjithashtu, ai foli edhe për kombëtaren kuqezi

Si ishin fillimet e tua në futboll?
Isha një fëmijë që gjithmonë kisha topin me vete. Futbolli më ka dhënë gjithmonë gëzim dhe emocion, më ka bërë të përjetoj momente të pabesueshme si fitorja e titullit vitin e kaluar.

Ishte babai im, ai që më bëri të dashurohem me futbollin. Mbaj mend që shkoja gjithmonë t’i shikoja ndeshjet me të. Më pas, pasionin e vërtetë ma transmetojnë tifozët, të cilët janë shpirti i këtij sporti. Të dalësh në fushë dhe të luash për ta është diçka që më bën krenar.

Cilin prej shokëve të skuadrës të pëlqen të sfidosh?
Më pëlqen të sfidoj Frattesin. Ndonjëherë ndalemi në stërvitje për të bërë disa gjuajtje dhe diskutojmë shumë për futbollin.

 

 

Po legjenda zikaltër që do doje ta sfidoje?
Më shumë se ta sfidoja, do të më kishte pëlqyer të luaja bashkë me të. Po flas për Sneijder, një lojtar që e mbaj mend shumë mirë, me shumë teknikë dhe këmbë të pabesueshme.

Cila ka qenë sfida më e madhe?
Ka qenë ajo e ardhjes këtu tek Interi, por duke punuar kam arritur disa kënaqësi. Gjithashtu, në Europianin me Shqipërinë ka qenë një emocion i jashtëzakonshëm.

A ju kujtohet goli i parë me Interin?
Goli i parë me Interin në ‘San Siro’ kundër Genoa ishte momenti më i bukur i karrierës sime. E kisha pritur dhe dëshiruar shumë. Pas një viti e gjysmë, më në fund erdhi ai gol.

Po titullin e yllit të dytë…
Ishte një moment i paharrueshëm për mua dhe për grupin. Të fitosh një titull të Serie A në moshën time me skuadrën që gjithmonë e kam mbështetur ishte një emocion i madh.

Nga Empoli tek Interi…
Kur lashë Empolin për të ardhur tek Interi ishte pak e vështirë, sepse po lija një ekip ku kisha luajtur për 13 vite, por nga ana tjetër, e dija që po nisja një rrugëtim që e kisha ëndërruar gjatë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?