Aktualitet

Roli i Delina Ficos në skemën ‘mafioze’ që qarkulloi paratë nga xhepat e amerikanëve në thesin e Sorosit

KAON

Tom Fitton, presidenti i Judicial Watch, ka deklaruar në një intervistë me Tucker Carlson në FOX NEWS, se Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim, që është një sipërmarrje e financuar nga Sorosi, ka harxhuar rreth 9 milionë dollarë për të fuqizuar qeverinë socialiste të Shqipërisë.

Në një shpjegim shterues dhe mjaft domethënës për zhvillimet politike dhe të sistemit të drejtësisë, Fitton është shprehur se DASH dhe USAID mbështetën qeverinë socialist-komuniste në Shqipëri, operacionet e Sorosit, dhe e bënë këtë me paratë e taksapaguesve amerikanë.

Po çfarë është instituti “EAST WEST MANAGEMENT INSTITUTE” i cili ka thithur paratë e taksapaguesve amerikanë dhe është përdorur nga Soros për të kapur sistemin e drejtesisë në Shqipëri.

Ky institut për çështjen e Shqipërisë është një emër – Emri që qëndron pas fondacionit që përlau paratë e taksapaguesve amerikanë dhe u përdor për të kapur drejtësinë në Shqipëri, është as më pak e as më shumë, por Delina Fico, ish-bashkëshortja e Edi Ramës, aktualisht bashkëshorte e Bledi Çuçit, eksponent tepër i rëndësishëm i rilindjes dhe përveç kesaj, Fico njihet si një ndër levat e forta të Soros në Shqipëri.

Një shpjegim më i thjeshtëzuar për të kuptuar të gjithë lexuesit fabulën mafioze që iu shit shqiptarëve si reformë në drejtësi.

SHBA angazhohet për të kontribuar për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Këtë angazhim kërkon ta përmbushë përmes agjencisë që financohet drejtpërdrejt nga taksapaguesit amerikanë, USAID.

Po çfarë ka ndodhur.

Donatori i ekstremit të majtë në SHBA, George Soros, njeri tepër i fuqishëm në thuajse të gjitha administratat demokrate në SHBA, me tentakulat e tij, që presidenti i zgjedhur, Donald Trump, i quan “shteti i thellë”, ka drejtuar thuajse de facto Departamentin Amerikan të Shtetit, sidomos nën presidencën Biden, pasi tërhiqte për hundësh Anthony Blinken, ia kalon paratë insitutit ku drejtoreshë ishte Dalina Fico, ish-gruaja dhe gruaja e Ramës dhe Çuçit Institutit të Ficos.

Image

Përmes kësaj skeme korruptive paratë qarkulluan nga xhepat e amerikanëve dhe thesin e Sorosit dhe reforma në drejtësi në Shqipëri u fut në xhepin e Edi Ramës.

Kjo është me pak fjalë edhe ajo që ka shpjeguar Tom Fitton për gazetarin konservator me famë botërore, Tucker Carlson, të cilët kanë konkluduar se 9-milionë dollarë shkuan në funksion të axhendës së Sorosit dhe Edi Ramës.

Më poshtë demaskimi i plotë i kemës nga dy personalitete të medias amerikane:

=====================================================================================

‘E bënë në vitin 2016 dhe madje e vazhduan edhe gjatë pjesës së parë të administratës Trump në vitin 2017, duke bashkë-sponsorizuar sondazhe të popullatës që gjeneruan 91 për qind mbështetje në favor të operacioneve pro-qeveritare dhe pro-Soros, të cilat do të kufizonin pavarësinë e sistemit gjyqësor. Si të gjitha qeveritë autokratike, ata nuk e pëlqejnë një gjyqësor të pavarur, prandaj përpiqeshin ta reformonin sistemin gjyqësor në një mënyrë që ta vendosnin nën kontrollin e qeverisë socialiste’, theksoi Tom Fitton.

Intervista:

Tucker Carlson: …9 milionë dollarë për të mbështetur diçka të quajtur Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim, që është një sipërmarrje e financuar nga Sorosi. Sipas Judicial Ëatch, këto para nuk bënë thuajse asgjë tjetër veçse fuqizuan qeverinë socialiste të Shqipërisë, e cila shpenzon shumë kohë duke e bërë popullin e saj edhe më të mjeruar. Tom Fitton është presidenti i Judicial Ëatch, dhe na bashkohet sonte.

Një nga arsyet që jam shumë i kënaqur që je këtu, Tom, është sepse ti zakonisht bashkon pjesët e historive. Administrata Obama ka përfunduar, por ka shumë gjëra që ata bënë dhe ne nuk dimë asgjë për to, sepse shtypi refuzoi t’i mbulonte ato histori. Na e trego këtë pjesë të vogël të saj. Çfarë bënë ata në Shqipëri dhe pse?

Tom Fitton: Ata mbështetën qeverinë socialist-komuniste atje, operacionet e Sorosit, dhe e bënë këtë me paratë e taksapaguesve. E bënë në vitin 2016 dhe madje e vazhduan edhe gjatë pjesës së parë të administratës Trump në vitin 2017, duke bashkë-sponsorizuar sondazhe të popullatës që gjeneruan 91 për qind mbështetje në favor të operacioneve pro-qeveritare dhe pro-Soros, të cilat do të kufizonin pavarësinë e sistemit gjyqësor. Si të gjitha qeveritë autokratike, ata nuk e pëlqejnë një gjyqësor të pavarur, prandaj përpiqeshin ta reformonin sistemin gjyqësor në një mënyrë që ta vendosnin nën kontrollin e qeverisë socialiste.

Dhe ajo që është shqetësuese, është se Sorosi nuk ka nevojë për para nga taksapaguesit për të bërë ndonjë nga këto punë mbështetëse, por Departamenti i Shtetit dhe USAID po bashkëpunojnë me Sorosin dhe po lejojnë Sorosin të përcaktojë agjendën tonë të politikës së jashtme. Dhe së dyti, sipas këtyre dokumenteve, operacionet e Sorosit u lejuan të hynin në Departamentin e Shtetit dhe të ofronin shqyrtime teknike për aplikime të tjera për financime të tjera qeveritare në Shqipëri.

Tucker Carlson: Por George Sorosi i urren Shtetet e Bashkuara, dhe këtë e gjykoj nga projektet që ai financon, të gjitha të projektuara për të ndryshuar vendin siç është tani ose për të penguar interesat e SHBA-së.

Pra, pse dreqin një Departament i Shtetit do jepte para për një operacion të financuar nga Sorosi?

 

© SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?