Aktualitet

VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve

KAON

Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë mëngjes në superstradën Lezhë-Milot ku është përfshirë një mjet transporti nxënësish dhe dy autovetura.

Ngjarja u regjistrua pranë kryqëzimit të Rrilës.

Fatmirsisht ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka nxënës të lënduar, të cilët kanë vijuar më pas rrugën me mjete të tjera.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimet.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?