Denoncime, vjedhje e intriga/ Zbulohen prapaskenat e garës për drejtor të RTSH-së
Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar me në krye gjyshin bixhozgji Leka Bungo, pas kërkesës së vazhdueshme të Kuvendit, të hënën, më 6 janar, ka hapur garën për Drejtorin e ri të Përgjithshëm të RTSH-së, post i mbetur vakant që prej dorëheqjes së Alfred Pezës. Shpallja e garës për kreun e ri të RTSH ka trazuar ujërat dhe ka aktivizuar intrigat në median publike. Ndërsa kandidatët kanë afat deri në datën 20 janar për të depozituar dokumentacionin e nevojshmë, korridoreve përflitet për paracaktim të fituesit dhe garë fiktive.
Aurora Polo, drejtoresha e komanduar e RTSH, e cila ka mbështetjen e Eduart Shalsit, ka shfaqur ambicien për të marrë zyrtarisht drejtimin e institucionit, por është përballur me kundërshatrin e përhershëm të drejtorëve Leka Bungon. Pasi e përdori për të realizuar objektivat e tij klienteliste, për të rikthyer në detyrë vetëm miqtë e tij, Leka Bungo nuk e do Aurora Polon drejtoreshë.
Edhe në rastet kur vendi i punonjësit është i zënë Polo e gjente mundësinë për t’i plotësuar dëshirën gjyshit të RTSH, i cili di të sillet si babaxhan me disa dhe si indiferent dhe si i pafuqishëm me disa të tjerë. Në momentin që kryetarit të këshillit nuk po i dëgjohej më fjala, e la mënjanë drejtoreshën e komanduar duke injoruar të gjitha propozimet e saj. Injorimi nuk i ka pëlqyer Aurora Polos, e cila me bekimin e një tjetër anëtari të Këshillit Drejtues Ilir Kekos, nisën fushatën mediatike kundër Leka Bungos, duke i botuar një kontratë të firmosur nga Alfred Peza. (Qoka e fundit që kanë bërë Leka Bungo dhe Aurora Polo është një enision për modelen Beniada Nishanin).
Konkretisht, në dhjetor të vitit 2023, Lega Bungo i propozon Alfred Pezës një emision njëditor, natën e ndërrimit të viteve. Bëhet fjalë për emisionin “Gëzuar”, i cili është transmetuar në datën 31 dhjetor 2023 nga ora 22.00 deri në orën 24.00 dhe për të cilin Leka Bungo ka përfituar 4 milionë lekë të vjetra. Kjo kontratë, e cila nuk mund të dilte veçse nga zyra e drejtoreshës së komanduar, doli pikërisht ditën që u shpall gara për kreun ri të RTSH. Një person i afërt me Aurora Polon u nisi disa mediave dokumentin për Leka Bungon, të cilin rrezikon t’a përlajë SPAK-u.
Fushata e sulmve ndaj Bungos dhe RTSH që pasoi për disa ditë, mos ishte ndoshta një formë hakmarrje apo presioni ndaj kryetarit të Këshillit Drejtues?!
Inxhinierja Aurora Polo është ndoshta e vetmja funksionare publike, e cila paguhet me tre rroga shtetërore; si drejtore e RTSH, shefe e kabinetit në OST dhe si inxhiniere në Teatrin e Operas, ndërsa merr para edhe me biznesin privat për auditimin e eficencës në energji dhe ndërtesa, duke shfrytëzuar funksionon publik në OST.
Aurora Polo dhe Leka Bungo kanë ndarë edhe 140 mijë euro për Altin Bashën për programet e fundvitit. Aferat asistohen nga ‘skifteri’ Eduart Shalsi, i cili është lidhje e ngushtë e kunatit të Aurora Polos, Aleko Polo. Ky i fundit ka qenë edhe shef kabineti i Shalsit, kur ishte ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ku në fakt mbrojti vetëm sipërmarrjen e gruas së tij të dytë Eranda Shalsi, duke i kaluar para publike për projekte, bizneset e burrit të Aurora Polos si dhe akulloret e kontaminuara të oligakut, Grigor Joti, i cili i kishte punësuar Shalsit djalin me gruan e parë në kompaninë e tij./ Prapaskena
