Gazment Bardhi fiton gjyqin me institucionin në varësi të Belinda Ballukut.
Gjykata e Posaçme ka shpallur te pa fajshëm deputetin e Partisë Demokratike Gazment Bardhi.
Ai ka fituar gjyqin me institucionin në varësi të Belinda Ballukut. GJKKO deklaron që nuk ka shpifje në akuzën e Bardhit që Balluku ka abuzuar 180 milion euro me shitblerjet e energjisë, duke deklaruar Bardhin të pafajshëm.
Bardhi u padit për shpifje nga OSHEE në lidhje me deklaratën e bërë me date 18 tetor te vitit te kaluar ku thuhej se OSHEE, ka manipuluar përqindje e humbjes se energjisë elektrike ne rrjet.
Për këtë deklarate kreu i grupit te PD, kreu edhe kallëzim penal ne SPAK me dyshimin për shpërdorim detyre dhe ne seancën e se mërkurës, prokurorja Anita Jella konfirmoi se është riregjistruar një procedim penal dhe po kryhen veprime hetimore.
