AktualitetPolitike

Agron Duka deklaratë për mediat: Nuk do të kandidoj më për deputet

KAON

Kryetari i PAA, Agron Duka tha sot në një deklaratë për mediat se nuk do të kandidojë në Zgjedhjet Parlamentare të Majit 2025.

Ai theksoi se duhet t’i lihet vendi figurave të reja në politikë.

Duka: Kur kalojnë disa mandate dhe kohëra mendoj që ka njerëz të tjerë që duhet të na zëvendësojnë, duke qenë që të njëjtët njerëz vazhdojnë në Parlament me dekada, nuk i ndryshojnë ligjet, vazhdojnë t’i marrin ato katër pesë mandate, çfarëdo që të japin, nuk do të japin më shumë se këta që do vijnë. Kush do që ta marri mesazhin.

Duka: Shkon për këdo, problemi i Berishës është tjetër se në momentet e tanishme se aktualisht udhëheqësi i opozitës s’msund të marrë një vendim të tillë se çakordohet, kurse varka jonë është e vogël dhe besoj e marrim veten shpejt. Këtë vendim s’është se po e marr sot, por e kam thënë para një viti, pavarësisht se ju më pyetët, nuk do të kandidoj më.

DukaNe kemi filluar fushatën, duke qenë parti të vogla, parti alternative, këto parti nuk është se dalin në sondazhe. Shpesh thonin që nuk jeni në këto sondazhe, por sapo dolën kandidatët ne dolëm partia e tretë pas dy partive të mëdha, shpresojmë të kemi të njëjtin trend. Këto zgjedhje janë të ndryshme nga zgjedhjet vendore, por gjithsesi kanë një gjë të përbashkët, që individi ka rëndësi shumë të madhe. Nëse ne do të dimë të zgjedhim individin mirë, me integritet besoj do të kemi të njëjtin rezultat si në zgjedhjet vendore.

 

 

Top Channel

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?