Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

KAON

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Kiras, në qytetin e Shkodrës. Momentalisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Gjithashtu bëhet me dije se është qëlluar me pistoletë në drejtim të një automjeti të parkuar i cili dyshohet të jetë në pronësi të Elvis Hoxhës. Në automjetin ndaj të cilit u qëllua janë gjetur katër plumba.

Ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Gjithashtu pak orë më parë të shtëna me armë janë dëgjuar në Berat. Policia akoma nuk ka zbuluar personat në lidhje me ngjarjen.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?