Aktualitet

Tubimi para Bashkisë Tiranë, protestuesit e opozitës përplasen me drejtuesin e mjeteve

KAON

Teksa ka nisur protesta e radhës e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ka pasur  tensione mes mbështetësve të opozitës dhe disa qytetarëve.

Shkak për këtë është përpjekja e protestuesve për të bllokuar rrugën dhe mospengimi i mjeteve që vinin nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit nga ana e policisë.

Një prej drejtuesve ka dalë nga makina dhe ka debatuar me protestuesit. “O zotëri, kam kalamajtë në shkollë. A ka mundësi të kalojmë ne dhe vazhdoni pastaj”, dëgjohet të thotë ai.

Ndërhyrja e efektivëve të policisë ka bërë që debati të mos përshkallëzohet.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?