Interpelanca për “Becchettin”/ Bardhi-Spiropalit: Detyro kryeministrin të vijë!
Në nisje të seancës së sotme plenare në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit që të ndërpresë seancën dhe të detyrojë kryeministri Edi Rama të vijë në lidhje me interpelancën e kërkuar për çështjen “Becchetti”
Më konkretisht, në lidhje me arbitrazhin e fituar nga biznesmeni italian Francesco Becchettin kundrejt shtetit shqiptar, në shumën prej 110 milion euro.
Interpelanca u kërkua, pasi Eurocontrol njoftoi zyrtarisht Qeverinë shqiptare se përmbaruesi i Becchettit ka ekzekutuar vendimin e arbitrazhit, duke marrë të gjitha paratë e hapësirës ajrore të Shqipërisë, të cilat mbaheshin të bllokuara në llogarinë e Eurocontrol, që prej dhjetorit të vitit 2020.
Bardhi: Siç jeni në dijeni, në datën 2 dhjetor të këtij viti në përputhje me nenet 80 dhe 96 dhe 97 të kushtetutës kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për infot e 130 mln euro të qytetarëve shqiptarë janë bllokuar për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit të Agon Channel. Keni thënë se kërkesa jonë u mor nga kryetarja e Kuvendit, kryeministrin për shkak të agjendës së enjtes nuk do jetë prezent por do zhvillohet sipas procedurës. Keni detyrimin si pikë të parë të vendosnit kërkesë për interpelancë me kryeministrin.
Pas asaj që deklarohet sipas kushtetutës, do ta sillnit kryeministrin sot, për t’iu përgjigjur ka patur një reagim publik të kryeministrin që ju ka diktuar dhe ju mos ushtrimin e kompetencës për ta përfshirë në rend dite. Kryeministri nuk mund të vërë kushte kur paraqitet apo jo sipas detyrimit që ka. Kushti që ka vendosur nuk varte nga kuvendi, nëse vëllai i tij është i përfshirë në Xibrakën.
Mund të jetë shantazh dhe intimidim ndaj prokurorisë së posaçme. Kërkesa ime në përputhje me kushtetutën të thërrisnit kryeministrin Rama të jap llogari. Disponojmë dokumentacionin përkatës, kur nuk ka ekzekutim vullnetar, ka vendim të gjykatës belge. Ndërprite seancën, detyroje të jap llogari.
Bardhit iu përgjigj ministri i Shtetit, taulant Balla, i cili tha se ato janë shpifje dhe lajme të rreme dhe se kryeministri nuk vjen për të sqaruar një shpifje.
Balla: Për një shpifje të propaganduar publikisht, sepse bëhet fjalë për një lajm të rremë se 130 milionë euro një elementi kriminal me të cilin shteti shqiptar po vazhdon që të përplaset në gjyqe apo në procese penale, jo vetëm në Shqipëri por edhe në shtete të tjera. Thuhet se kërkohet Rama për të sqaruar një shpifje. Ma gjeni në rregullore se kush është detyrimi i kryeministrit se duhet të paraqitet për të sqaruar një shpifje. Jo vetëm kryeministrit por edhe ministrat janë të gatshëm të vijnë në çfarë do lloj por kur kërkesa juaj të ketë fakte që mbrokjnë interesin publik.. Nuk thuhet në asnjë vend që ai duhet të jap shpjegime për shpifje. Shpifjet s’janë të lejueshme. Lajmet e rreme janë deteje që duhet të bëhemi bashkë për tu përballur.
Gjithashtu, edhe Spiropali tha se në bazë të kushtetutës, interpelanca duhet kërkuar bazuar mbi të vërteta dhe jo në propagandë.
Spiropali: Duhet të bazohet në të vërteta në kontroll parlamentar dhe jo në nevojë për propagandë të ditës. Kryetar i Kuvendit ka të drejtë të mos e përfshijë interpelancë në rend dite për çështje që nuk janë në përgjegjësi të këshillit të ministrave. Jemi të gatshëm në çdo kohë, sillni interpelanca që janë sipas rregullore së Kuvendit. Mos merrni gjëra të pathëna, që nuk bazohen në dokumente të shtetit shqiptar. Do trajtohen interpelanca të bazuar në fakte për interesin publik.
Por, më pas Gazment Bardhi nxorri në Kuvend vendimin e Gjykatës belge dhe deklaroi se ato para mazhoranca nuk i ka dhënë vullnetarisht, por janë detyruar për t’i dhënë dhe sot ato para ndodhen në llogarinë e përmbaruesit.
