AktualitetPolitike

Sot, 34 vite nga krijimi i Partisë Demokratike

KAON
Si sot 34 vite më parë është themeluar Partia Demokratike e Shqipërisë. Më 11 Dhjetor 1990, përkon me takimin e zhvilluar mes një grupi studentësh, intelektualësh dhe pedagogësh, me ish-Presidentin e fundit komunist Ramiz Alia, takim në të cilin ky i fundit pranoi pluralizmin.
29-vjetori i PD-së, Basha: Jemi partia e shpresës - Gazeta Si
Referuar dokumenteve, më 12 dhjetor u vendos që emri i partisë të ishte Partia Demokratike dhe krijimi i saj u shpall në Qytetin Studenti në një miting që u mbajt po këtë ditë në orën 16.00.
DOSSIER NGA ALFONS GRISHAJ - 31 ditët që i paraprinë krijimit të Partisë Demokratike në Shkodër...
 Në datat 14-15-16 dhjetor të 1990 u hartua dhe u përfundua statuti dhe më datën 17, kur edhe doli dekreti për lejimin e partive të tjera politike u dorëzuan dokumentet pranë Ministrisë së Drejtësisë ku si anëtarë themelues të PD-së figuronin 285 firmëtarë.
Politika
Legalizimi i Partisë Demokratike u bë 19 dhjetor një lajm që i gjeti themeluesit në Qytetin Studenti dhe që u festua me një miting në sheshin që sot mban emrin “Demokracia”.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?