Aksident i rëndë në aksin Pogradec – Qafë Thanë, humb jetën një person
Martin Kastrioti, 33 vjeç, humbi jetën ditën e sotme pas aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ne afërsi të fshatit Pojskë.
Rreth orës 08:30 automjeti tip “Volkswagen”, i cili drejtohej nga Kastrioti, u përplas me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin V. P. Si pasojë e aksidentit mbeti i lënduar shtetasi V. P., dhe bashkëshortja e tij pasagjer në automjet.
Për nxjerrjen e trupit të 33-vjeçarit u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikësve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet se shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit mund të kenë qenë faktorët kryesorë i perplasjes se dy mjeteve.
Total 0 Votes
0
0
