AktualitetPolitike

LAJM I FUNDIT/ Klodiana Lala bën deklaratën e fortë: Erion Veliaj nën akuzë për Korrupsion, ka lidhje me një çështje tjetër që nuk ka dalë deri sot

KAON

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me kontrollin e agjentëve të BKH në shtëpinë e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ajo ka bërë një deklaratë të fortë teksa është shprehur se Veliaj është nën akuzën për korrupsion, për një çështje që ende nuk ka dalë. Duke përjashtuar çështjen e bujshme të inceneratorit të Tiranës.

“Ka të bëjë me një çështje që s’ka dalë deri më sot. Akuza zyrtare është korrupsion. Agjentët kanë kryer kontrolle në galerinë Harabel, të Ajola Xoxës ku është sekuestruar një shumë parash. Nuk mund ta them se sa ishte shuma. Zonjës Xoxa i kanë sekuestruar telefon”, tha La për Opinion.

Madje duke cituar avokatin e kryebashkiakut, ajo tha se SPAK agjentët kanë pasur urdhër që të sekuestronin dhe telefonin e kryebashkiakut, por që për shkak se nuk ishte në banesë nuk është bërë e mundur, por që janë të gatshëm ta dorëzojnë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?