Bota

Presidenti Joe Biden nxjerr dekret për faljen e djalit të tij Hunter që, rrezikonte 25 vjet burg

KAON

Presidenti amerikan në detyrë, Joe Biden, vendosi të falë të birin Hunter Biden, duke shkelur kështu një premtim që kishte bërë më herët se nuk do e falte atë.

Vendimi i Biden ka shkaktuar reagime të forta jo vetëm në SHBA, pasi i biri rrezikonte deri në 25 vite burg.

Por emri i Hunter Biden del edhe në aferën e Edi Ramës me ish-agjentin e lartë të FBI, Charles McGonigal, i cili aktualisht po vuan dënimin pas hekurave.

Historia e shpjeguar me pak fjalë është e tillë.

Në dosjen shqiptare të Charles McGonigal, ndërmjetësi kyç i aferës është këshilltari jozyrtar i Edi Ramës, Dorian Duçka.

Por Duçka është edhe njeriu që del në laptopin famëkeq të Hunter Biden.

Kjo për shkak se Dorian Duçka punonte për të njëjtën kompani shtetërore kineze, CEFC, prej nga dyshohet se Hunter Biden dhe familja e tij kanë marrë miliona dollarë ryshfete.

Në një email, madje Hunter Biden e vlerëson punën e Duçkës dhe deklaron se është gati që të paguajë nga pjesa e tij për Duçkën.

Skandali nuk ndalet këtu, pasi kompania kineze CEFC është sponsorizuesja e ekspozitës personale të kryeministrit Edi Rama në Hong Kong.

Nga ana tjetër, para pak kohësh mediat në SHBA shkruanin se McGonigal mund të ketë gisht në pengimin e hetimeve ndaj Hunter Biden, madje mund të jetë kompromentuar nga kinezët e CEFC.

Djali i presidentit kishte shpëtuar disa herë nga ndjekja penale për shkak të lidhjeve politike, por presioni së fundmi ishte rritur ndjeshëm.

Kjo pasi të paktën tre komisione parlamentare të Kongresit në SHBA e kishin vendosur në shënjestrën e tyre.

Ndërkohë orët e fundit u mësua se ai është falur me dekret të babait të tij.

Presidenti demokrat kishte thënë se nuk do ta falte djalin e tij dhe nuk do t’ia zbustë dënimin pas shpalljes së tij fajtor të dy rasteve në shtetet e Delauerës dhe Kalifornisë.

Lëvizja e tij vjen disa javë përpara se Hunter Bidenit t’i jepej dënimi pasi u shpall fajtor për rastin e armëmbajtjes dhe pranimit të fajit për akuzat e lidhur me taksat, si edhe më pak se dy muaj përpara se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Falja nga i ati i jep fund një sage ligjore për Bidenin e ri, i cili bëri të ditur publikisht se ishte nën hetim federal në dhjetor 2020 – një muaj pas fitores së babait të tij – dhe hedh një hije mbi trashëgiminë e Presidentit Biden.

Zoti Biden, i cili vazhdimisht ishte zotuar para amerikanëve se do të rivendoste normat dhe respektin për sundimin e ligjit pas mandatit të parë të zotit Trumpit, përfundimisht e përdori pozicionin e tij për të ndihmuar djalin e tij, duke shkelur premtimin e tij publik ndaj amerikanëve se nuk do ta bënte një gjë të tillë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?