Teknologji

Inteligjenca Artificale sjell ndryshime të reja në Messenger!

KAON

Meta po prezanton disa risi për Messenger, ndër të cilat eliminimi i zhurmave përmes Inteligjencës Artificiale (IA).

Video-telefonatat në Messenger do të jenë me cilësi HD dhe izolim të zërit, të cilat mund të aktivizohen përmes cilësimeve në menu. Telefonatat HD tashmë janë automatike për telefonatat përmes Wi-Fi, ndërsa kur përdorni internetin e shërbimit tuaj telefonik mund ta zgjidhni si opsion.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Inteligjenca Artificale sjell ca ndryshime të papara në Messenger!Inteligjenca Artificale sjell ca ndryshime të papara në Messenger!

 

Përditësimi ka ndikuar edhe te Siri. Në iOS, mund t’i kërkoni Siri t’ju ndihmojë për të telefonuar apo dërguar mesazhe duke thënë “Hej Siri, dërgoji një mesazh (emrin e personit) në Messenger” duke cituar edhe mesazhin tuaj.

 

Së fundmi, Meta ka prezantuar sfondet me IA për video-telefonatat. Duke shtypur “effect” gjatë një video-telefonate dhe klikuar “Backgrounds” , mund të krijoni sfonde të ndryshme përmes Inteligjencës Artificiale.

Të gjitha risitë janë pjesë e paketës së Meta, e cila së fundmi shtoi edhe Communities, vendosi Meta AI në shiritin e kërkimit dhe bashkëngjiti disa mjete për të dërguar dosje më të mëdha

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?