AnalizePolitikeShkrime

Enkelejd Alibeaj: Kur cinizmi dhe propaganda mbulojnë realitetin!

KAON
Enkelejd Alibeaj
Kur cinizmi dhe propaganda mbulojnë realitetin!
Në takimin me diasporën shqiptare në Britani, Edi Rama tregoi edhe një herë se si e trajton me përçmim të vërtetën dhe dinjitetin e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit. Deklaratat e tij ishin shembulli perfekt i një qeverisjeje që jeton në një realitet paralel:
1️⃣ Shau ministren angleze Stella Braverman, duke u paraqitur si mbrojtës i shqiptarëve, por duke harruar se qindra mijëra prej tyre ikën pikërisht nga dështimet e tij. Ironia e një lideri që fajëson të tjerët për problemet që vetë ka krijuar!
2️⃣ Foli sikur sapo kishte ardhur në pushtet. A thua nuk ka 11 vite që drejton vendin dhe Shqipëria është vite dritë larg standardeve mashtruese që ai premtonte në 2013!
3️⃣ Bëri thirrje për bashkim jashtë ndasive politike, por brenda Shqipërisë, ai nuk humb asnjë rast për të përçarë, denigruar dhe poshtëruar çdo zë të arsyeshëm kundërshtar apo duke mikluar pjesë të saj në pazare për interesin e tij.
4️⃣ Shau e fajësoi kundërshtarët politikë shqiptare, duke e anashkaluar faktin se pluralizmi dhe kritika janë themeli i demokracisë (siç ndodh ne Angli)
5️⃣ Kërkoi votën e diasporës për të çuar Shqipërinë në BE në 2030! Në fakt realiteti i qeverisjes së tij e ka larguar vendin nga standardet evropiane për 10 vite. Mjafton fakti i 500 mije shqiptarëve të ikur prej qeverisjes se tij, ekonomia përtokë që ka thyer kurrizin e shqiptarëve, krimi që gjakos të rritur e të vegjël, shtet pa ligj, grabitja pa skrupull e parave të shqiptarëve!
6️⃣ Fitorja në 2025, sipas tij, është një triumf për “shkatërrim të opozitës”. Kjo tregon qartë se ai nuk synon zhvillimin e Shqipërisë, por eliminimin e kundërshtarëve politikë.
7️⃣ Deklaroi se Shqipëria është bërë “shtet i denjë për BE”. Po si mund të jetë i “denjë” një vend me shpopullim masiv, korrupsion galopant, kriminalizim agresiv dhe mungesë meritokracie?
8️⃣ Pretendon se ka trefishuar pagën mesatare dhe ulur taksat! Por përse atëherë shqiptarët vazhdojnë të ikin masivisht nga vendi? Përse nuk ka rritje pensionesh për gjyshërit e atyre që kanë ikur ne Angli e kudo në botë që presin shpresë e me brengë në shpirt, paratë e gjakut që iu dërgojnë fëmijët nga kurbeti?
9️⃣ U kërkoi shqiptarëve të kthehen në atdhe, duke pretenduar se të ardhurat janë më të larta se në Angli! Një fyerje e hapur për inteligjencën e çdo emigranti që punon për një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë.
🔟 “Paketa e maleve” për 10 vite pa taksa? Zakonisht këto premtime magjike dalin para zgjedhjeve dhe zhduken pas tyre.
1️⃣1️⃣ Pretendimi se vetëm PS mund ta bëjë Shqipërinë është një refren autoritar dhe përjashtues që ndan shqiptarët, në vend që t’i bashkojë.
1️⃣2️⃣ Reforma në drejtësi që e solli Rama? E vetmja meritë e Ramës është amnistia për të goditur SPAK me një pjesë të opozitës për t’u mbrojtur nga drejtësia e USA, BE dhe UK!
Diaspora nuk harxhon kohë me propagandë dhe fjalime të zbrazëta! Shqiptarët jashtë vendit u detyruan të zgjedhin të jetojnë jashtë me dinjitet sepse qeverisja në Shqipëri ua ka vrarë shpresën.
Ciniku Rama kërkon votat tuaja, ndërsa ju trajton si numra dhe jo si njerëz. Mos harroni: Përse ikët nga Shqipëria? Dhe përse s’doni të ktheheni?
P.s.: sherri në dhe të huaj dhe ata që shtyjnë shqiptarët të sherrosen atje nuk iu bëjnë nder!
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?