Rezoluta e CDI/ Vangjeli: Fitore e opozitës!
I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, analisti Lorenc Vangjeli e ka quajtur një fitore të opoztiës, miratimin unanim të rezulutë së CDI-së, ku theksohet se Shqipëria është një narkoshtet dhe se drejtësia po përdoret politikisht për të arrestuar liderët e opozitës.
Sipas Vangjelit, ende edhe sot e kësaj dite nuk kuptohet se përse është arrestuar lideri i opozitës, pasi nuk ka rrezik për të prishur provat.
Pjesë nga intervista:
Peka: Do bëhemi serioz me publikun apo jo? Kjo rezolutë e miratuar unanimisht të thotë se në Shqipëri ke një drejtësi politike që arreston liderët e opozitës dhe ju më thoni se si do vijë nga media, merru me faktin. A do merresh me këtë çështje?
Vangjeli: Akti është një fitore e opozitës dhe jep një pikturë krejt tjetër të Shqipërisë dhe po bëhet gjithmonë e më e fortë drejtëhija që hidhet mbi drejtësinë shqiptare.
Ende nuk e kuptoj se përse duhet të arrestohej lideri i opozitës, se si mund të prishte provat etj…
