Aktualitet

Çyrbja: Nuk jam unë ai që flas me ata njerëz në “Sky Ecc”

KAON

Ish-deputeti socialist i arrestuar për një sërë akuzash, Jurgis Çyrbja, është pyetur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas asaj që raportohet në media, Jyrgis Çyrbja, ka thënë para prokurorëve se nuk ka pasur kurrë aplikacion Sky Ecc dhe se nuk është ai personi që ka komunikuar me eksonentë të botës së krimit.

Çyrbja ka mohuar të ketë pasur një aplikacion të tillë.

“S’kam pasur kurrë aplikacionin “Sky Ecc”, nuk jam unë ai që flas me ata njerëz. S’kam pasur kurrë një aparat të tillë”, ka dëshmuar Çyrbja.

Jurgis Çyrbja është arrestuar për 3 vepra të reja penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror”.

Bashkë me Çyrbjën është arrestuar me urdhër të SPAK-ut edhe Ahmet Masha, i cili është me precedentë të mëparshëm kriminal./ CNA

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?