AktualitetPolitike

Arben Ahmetaj: Unë do të vij një ditë në Shqipëri, por jo për të dëshmuar në SPAK

KAON

Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar në Euronews Albania se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkimndërkombëtar, do të vijë në Shqipëri e do dëshmojë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kundër Qeverisë. Sipas saj, ai ka prova, dokumente e fakte të pakontestueshme, teksa mund të jetë bërë i penduar i drejtësisë.

“Unë mendoj se opozitën e vërtetë në qeverinë Rama do e bëjë Arben Ahmetaj. Ai ka pranuar të vij në Shqipëri dhe të dëshmojë. Do vijë në Shqipëri dhe do të dëshmojë për prokurorinë shqiptare. Ai ka pranuar ftesën e prokurorisë për të ardhur e për të dëshmuar. Ai do dalë e do flasë për ato që di, ai ka letra, dokumente video, prova të pakontestueshme. Ai do vijë në Shqipëri për të dëshmuar në prokurorinë shqiptare. Ai mund të jetë bërë edhe i penduar i drejtësisë”, – tha Llabani.

Por, reagimi i Arben Ahmetajt ka qenë i menjëhershëm, duke e përgënjeshtruar lajmin. Gjatë emisionit “Now”, ai i dërgoi një mesazh moderatores Erla Mëhilli, ku është shprehur se “nuk ka ndërmend të vijë e të dëshmojë në Prokurorinë e Posaçme.

“Unë do vij një ditë në Shqipëri, por jo për të dëshmuar”, është shprehur Ahmetaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?