Protesta e deputetëve, Spiropali futet në Kuvend para orarit, çfarë pritet sot në seancë
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare teksa pritet të ketë zhvillime në dy të dy kampet politike. Me maxhorancën që kërkon të vijojë punën pa 24 deputetët e përjashtuar të opozitës dhe opozitën që ka paralajmëruar mosbindje civile.
Socialistët kanë zgjedhur të [paraqiten në Kuvend para orarit të nisjes së seancës, në përpjekje për të shmangur tensionet me kolegët e opozitës. Sapo ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë me ministren e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, e thirrur nga deputeti Agron Shehaj.
Ndërkohë, në seancën e sotme do të jetë dhe raporti vjetor për KLSH-në dhe disa projektligje të tjera. Kujtojmë se seanca e kaluar nuk u zhvillua për shkak se kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi shtyrjen e saj, në mënyrë që të shmangeshin tensionet, pasi në të njëjtën ditë presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ishte në Tiranë për të inauguruar Xhaminë e Madhe të Tiranës.
