Aktualitet

Shtëpi bari në mes të Tiranës. Halit Valteri gjen drogën brenda godinës së Kadastrës dhe…

KAON

Ky është vendi ku policia e Tiranës prej mbrëmjes së kaluar ka mësyrë në një operacion antidrogë, ku më pas ka zbuluar dhe një laborator për kultivimin e kanabisit.

Bëhet fjalë për një magazinë shtetërore të para viteve ’90, të përshtatur si laborator dhe magazinë që ruhej me roje.

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 7 persona, mes tyre edhe rojet. Operacioni është ende në vijim, teksa nuk dihet ende sasia e drogës së sekuestruar.

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me “shtëpinë e barit” të zbuluar në Tiranë.

Mësohet se magazine është shtetërore dhe kati i parë është në përdorim të Kadastrës, teksa për katin e dytë ku u gjend lënda narkotike ende nuk dihet kujt i takonte.

Ka qenë ish-deputeti Halit Valteri, i cili ka ardhur për të parë magazinën e katit të parë të Kadastrës.

Kur ka parë katin e dytë të mbushur me drogë, ai ka lajmëruar minsitrin e Brendshëm Ervin Hoxha. Ky i fundit ka lajmëruar më pas drejtorin e Policisë, Ilir Proda. Ende nuk dihet arsyeja pse ish-deputeti Halit Valteri kishte shkuar në këto ambiente.

Dyshohet se magazina përdorej prej një kohe të gjatë për kultivim droge dhe AMP ka dyshime se efektivët e Komisariatit Nr.2 kanë qenë në dijeni. . Alfapress/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?