Aktualitet

Dje u thirr ne SPAK, sot dorëzon mandatin e deputetit

KAON

Deputeti socialist, Jurgis Çyrbja dorezon mandatin e deputetit.

Para dy ditësh ai u mor në pyetje nga SPAK.

U pyet nga SPAK/ Deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Për Cyrbjan është bërë kallëzim për shpërdorim detyre nga PD për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit.

Nje dite me pare ka reaguar edhe dputeti Edmond Spaho ne lidhje me Cyrbejn:

Deklarata e plote:

Sipas Spahos, Çyrbja, shkoi në SPAK për të dhënë llogari përgjimet në Sky Ecc për lidhjet me bandat e Durrësit.

Ndërsa për mosbindjen civile, deputeti demokrat tha se ka deklaruar se ajo që ndodhi dje në protestë ishte vetëm fillimi, pasi në ditët e tjera do të marrin një përgjigje më të ashpër. Gjithashtu ai u shpreh se nëse i shpallet luftë opozitës, luftë do të marrin.

Është e turpshme që me firmat e tre eunukëve, si Klevis Xhoxhi, ai Jurgis Çyrbja që sot ka shkuar në SPAK për të dhënë llogari për përgjimet në Sky Ecc për lidhjet me bandat e Durrësit, dhe ajo Klotilda Bushka që në këtë sezoni parlamentar e mbaj mend vetëm për një gjë: Si i ha deputetët me urdhër politik nga Rama. Ndërkohë modeli i PE është që edhe sikur të jesh i burgosur duhet të marrësh pjesë në PE. Kjo është demokracia funksionale që na thotë ambasadori i BE që Shqipëria është demokracia funksionale? Kështu është demokracia funksionale që 24 deputetë të opozitës ti ndërpresësh mandatet për dy muaj. Nëse opozitës i shpall luftë, luftë do marrësh. Dje ishte pjesa më e vogël. Në  ditët e ardhshme do marrin përgjigje më të fortë”, tha Spaho.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?