Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe
Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, lidhur me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.
Prokuroria kërkoi dënimin e Tushes me 1 vit e 5 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitonte zbritjen e dënimit me 1/3.
Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre e dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim që ka të bëjë me pasurinë. Bëhet fjalë për një apartament në bregdet, të cilin nuk e ka deklaruar.
Në mars të vitit të kaluar, Apeli i Posaçëm i shton dënimin Fatos Tushes me 1 vit, kur ku i fundit sapo kishte lënë qelinë pasi shleu dënimin.
Ai rikthehet në burg për të përfunduar pjesën e mbetur, këtë radhë për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.
