Garda ndalon deputetët e opozitës, tentojnë të futen në Komisionin e Sterilizimit
Garda ndalon deputetët e opozitës, tentojnë të futen në Komisionin e Sterilizimit
Kryetarja e komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi, Albana Vokshi është përplasur ashpër me deputetin socialist Plarent Ndrecën.
Pjesë nga debati:
Albana Vokshi: Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen.
Plarent Ndreca: Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp.
Plarent Ndreca: Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare.
Vokshi: Unë aty ti të nisësh mbledhjen? Jam unë kryetarja këtu
Ndreca: Nuk je pronarja, ulu bëj kryetaren mos bëj si e fortë.
Vokshi: Je injorant juridik! Je i pari që do e hash nga kolegët e tu
Vokshi kërkon që dëshmitari Gentian Opre të dalë jashtë dhe kërkon ndërhyrjen e Gardës, por kjo nuk po ndodh.
