Qeveria e Kosovës rrit pensionet me 20%
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se nga ky muaj kanë rritur pensionet me 20 për qind.
Kurti përmes një konference për media ka bërë të ditur se pensionet që do të rriten nga muaji tetor do t’i përfshijë të gjitha kategoritë e pensioneve.
Kurti shtoi se nga janari i vitit 2025 do të rriten me 20 për qind pensionet e përcaktuara me ligjin për kategoritë e luftës, përkatësisht familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave të dhunës seksuale, viktimave civile dhe familjeve të tyre.
Total 0 Votes
0
0
