Aktualitet

Pjestar i grupit të zjarrit më 21 Janar, thirret në SPAK

KAON

Kryetari i Bashkisë së Burrelit, ish-gardisti Agron Malaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se ai ndodhet në godinën e SPAK prej më shumë se 1 ore, teksa ende nuk dihet se për cilat dosje po merret në pyetje nga agjentët e BKH-së.

 

Për Agron Malaj dhe vëllain e tij Fatos Malaj, ka një kallëzim në SPAK nga Edmond Miza, banor i fshatit Madhesh i Bashkisë së Matit.

Ai pretendon se kryebashkiaku i Matit  ka favorizuar vëllain e tij për ndërtimin e një HEC-i, duke shpërdoruar detyrën dhe duke favorizuar kundër ligjit familjarët e tij. Edmond Miza pretendon se atij dhe disa banorëve të tjerë, u është falsifikuar firma.

Gjithashtu, Agron Malaj është përmendur edhe për tendera në konflikt interesi në kompaninë e vëllait të tij Fatos Malaj, ndërkohë që dyshohet për përfshirje në skemën e kompanisë “5D Konstruksion” në Bashkinë e Tiranës.

Fatos Malaj është pronar me 60 % të aksioneve tek hoteli luksoz “La Brisa” në Dhërmi, teksa 40% të aksioneve zotërohen nga Elvin Tivari, ish-drejtori i Prokurimeve në UKT, gjatë kohës që drejtohej nga Redi Molla. Gjithashtu, ata kanë marrë dhe një tjetër leje ndërtimi për ‘La Brisa 2’.

Agron Malaj gjithashtu ka qene pjestar i Gardes dhe bente pjese ne grupin e zjarrit më 21 Janar ku humben jeten 4 protestues.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?