AktualitetPolitike

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, çfarë vendimesh pritet të merren

KAON

opozitës. Ata akuzojnë Kryeministrin Edi Rama për burgosjen e deputetit Salianji në shenjë hakmarrjeje ndaj denoncimeve që ligjëvënësi demokrat i ka bërë lidhjeve të Qeverisë me krimin e organizuar.

Këshilli Kombëtar pritet të formalizojë vendimet e marra në Grupin Parlamentar të PD dhe Kryesinë e kësaj partie, ndërkohë që pritet që anëtarëve të këtij forumi ti kërkohet një angazhim në bazë për të garantuar një pjesëmarrje të lartë në protestën që pritet të mbahet në fund të javës që nis.

PD ka deklaruar se do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e drejtuar nga Edi Rama, ndërkohë që në 6 tetor ëhstë thirrur një protestë.

Drejtues të PD-së kanë paralajmëruar se protesta do të jetë rezistente, ndërsa ish-Kryeministri Berisha ka rikthyer thirrjet për mosbindje civile.

Nuk dihet se çfarë strategjie do të ndjekë opozita, por pasditen e së hënës, kur do të mblidhet seanca plenare, ku gjithashtu pritet të njoftohet ndërprerja e mandatit të deputetit për Ervin Salianji, priten tensione në seancë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?