Pispili me spinaq dhe kos
Përbërësit:
500 gr spinaq
1 tufë koper
1 tufë qepë të njoma
200-300 gr miell misri
3 kokrra vezë
250-300 ml kos
80 ml vaj ulliri
Arrë moskat
Kripë, rigon
Lëkurë limoni të grirë
Përgatitja:
Fillimisht zbusim spinaqin me kripë duke e shtypur me duar. Në një enë rrahim vezët me kosin, shtojmë erëzat dhe qepët e njoma. I përziejmë me lugë duke shtuar spinaqin dhe miell misri me miell thekre. Bimët aromatike i presim hollë dhe i shtojmë tek masa me pak vaj.
Lyejmë tepsinë me vaj dhe e spërkatim me pak miell. Shtojmë masën dhe e vendosim pispilinë në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 30 minuta.
Total 0 Votes
0
0
