AktualitetPolitike

Apeli shtyn vendimin për në 26 shtator, Salianji: S’ka asnjë provë që më inkriminon

KAON

Gjykata e Apelit shtyu për në datën 26 shtator vendimin për deputetin demokrat, Ervin Salianji. Pas procesit në Apel, Salianji tha se gjyqi po stërzgjatet nga Geron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai tha se ndaj tij nuk ka asnjë provë që ta inkriminojë në shkelje ligjore për denoncimin ndaj Geron Xhafës, ku e implikonte atë në trafik droge.

Salianji: Sot u përballa në gjykatë sepse një i dënuar për trafik ndërkombëtar droge jetonte në Shqipëri për mbrojtjen që i jepte ministri vëllai i tij. Një i dënuar për trafik droge po stërzgjat gjyqin.

Ky proces është mbajtur zvarrë sepse nuk kanë asgjë në dorë. Sot duhet të kishte vendim.

Pas seancës që zgjati rreth 4 orë këtë të premte, Gjykata e Apelit shtyu për në datën 26 shtator vendimin për deputetin demokrat. Gjykata e Tiranës, shkalla e parë, ka dënuar Salianjin me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Prokuroria kërkon lënien në fuqi të vendimit, ndërsa avokatët pafajësi për Ervin Salianjin.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?