“Nuk mjafton një dhomë vizatimi”-Poezi nga Irena Kuka Dragoti
Letra jote
E lexova me një frymë letrën tënde,
pa i rezistuar edhe sot instiktit,
atij të ledhatimit të emrit tënd
te adresa mbi zarf.
Unë gjithmonë harroj diçka në zjarr
kur ndjej hapat e postierit,
Nuk shkoj dot, deri tek këpucët,
veç turravrapit sikur lufta e një huroni
me të bardhët
në një pritë mbi maja pemësh.
për të lexuar sa më poshtë:
“Të dua, si një shpirt prej fijëzash mishtore.
me receptorë ndijimi pa substancë gri
Dashuria ishte organ patologjik,
gjersa ti erdhe
Sekreti yt epshndjellës,
ka arsyetimin leksik.
se edhe liria jote ka lindur të më përkasë
Nuk mjafton një dhomë vizatimi
dhe bojrat e Van Gogh të pikturoj
ankthin e duarve teksa hap letrën
Nuk e kam arsimuar të shijuarit e aromave prej largësie
por të premtoj që do ta mpreh me boronicën alpine
ta shijoj njëjtë si lulja majë kaktuesëve
që këpute për mua tek shpoje këmbët
kur ishim të dy në Sardenjë “
Lexova dhe xhelozinë tënde me rreshta pasigurie…
si një rit pagan në papiruse shekujsh,
por unë nuk i njoh ato papiruse
Dashurirë e mëdha, nuk kanë shans kujtesën ndaj ngatërroj gjithmonë ditët
kur ti sjell letër
sepse javën e kam si fytyra jote
të paduruar, kur mbivendos mbi shkrimin tënd ,
sytë e mi jeshil
Leximi im ka ngjyrën e mungesës
dhe mallit të lagësht
cigarja në buzët e mia nuk fiket
Ajo djeg fjalët e premtimit në fund të letrës
Të dua deri në vdekje e dashur…!
Prej dashurie
të kam strukur në harpën e brinjëve
si frymë e përdiellur që zemrës, bën dritë
Tregohem si gisht dashurie tani
në qiej të zbathur nga retë
me gravitetin që mban në ajër
e lëviz si qeshje e pèrshpirtshme
buzët nga del.
Ti heshtje e artë liqenesh, fundosmë nën vete
të shuaj zjarret që mbolle perëndimit
Dashuria gjithnjë më e madhe se hija e saj
ndaj fshihem në dritë…
pa të jam tepër
Panjojtshëm është jeta, gjersa fillon të ndash
mèngjeset me ngazëllimin e bardhë të fatlumes
me të palodhurën e haresë që
kur dridhen flaket, trazon prushin e saj
Nuk di pse i them syve,veç fjalë urie
kur ti majëgishtash mi lë gjurmët në frikë
Ajo që kam, dua të lindë çdo ditë nga e para
Përjetësi
Veç ta shohësh , shkrepëtimën se si bie
mbi romancën e kanatave të hapura të dritares
me stuhinë
përjetësi e drojtur, që premtohesh
nga katër buzë
kur beson se nuk ke arsye të njohësh zemrën
kur errësira kërcet gishtat e lodhur
si një instrument frymor ,që gromësin nga stomaku
me sytë e mbyllur….
Përjetësi që fillon si rrugë udhëtare
gjersa ndanë saj, bie hija
e ndonjë shelgu lotues
Në fillim e lexon nga fjalët
gjersa zhvesh hiret në qiellzë
si një rënkim që lehtëson brinjët
Ndahet në dy gjysma,kur mbledhim ëndrrat
si kristale kripe, në djersitje pëllëmbësh
ngushëllohet duke pritur , përrallën
me atë dasmën e xixëllonjave mbi liqen
ku yjet rrinë më afër se ëndrrat
Përjetësi është si të mbetesh gjallë
kur ke ikur..
I përjetshëm kujtimi i saj…
Total 0 Votes
0
0
