Aktualitet

Qëllohen me armë dy persona në Vrakë të Shkodrës

KAON

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 2 persona.Janë ende të paqarta motivet e plagosjes.Dy të plagosurit jane transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës.Autori është identifikuar si Lulzim Rakaj

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi Lulzim Rakaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?