Ministri i Financave iku se s’pranoi të firmoste
Klodian Tomorri
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në një lidhje të drejtëpërdrejtë në ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarrin në SYRI TV, është shprehur se të gjitha veprat ose projektet e mëdha publike janë mbi afatin e vendosur paraprakisht dhe kjo ndodh vetëm për të rritur kostot.
Gjatë bisedës, Tomorri u shpreh, se një nga arsyet që ndodhën ndryshimet në qeveri ishte sepse ministri i kaluar i Financave kishte frikë ta firmoste buxhetin e shtuar të rrugës Tiranë- Durrës.
Mirëpo problemi është që këta janë duke shtuar fondet për projekte pa studime fizibiliteti. Këta me një të rënë të lapsit shtuan 100 milionë euro euro në planin e rrugës Tiranë–Durrës, dhe kjo ishte një nga arsyet që ndodhën edhe ndryshime në qeveri, sepse ministri i kaluar i Financave kishte frikë ta firmoste, i thoshte më bëni studimin e fizibilitetit që ta shoh se çfarë tregon studimi i fizibilitetit, këto para që hidhen këtu, janë të leverdisshme nga ana ekonomike apo jo’ – u shpreh Tomorri.
