Aktualitet

Safet Gjici kërkon lirinë: Nuk bëra korrupsion!

KAON

Ish kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici i kërkon gjykatës së lartë që ta shpallë të pafajshëm.

Në rekursin që TCH e disponon, Gjici pretendon se ka rënë më kurthin e kundërshtarëve politikë dhe se afera seksuale e kryer me Alma Kacin nuk është as shpërdorim detyre dhe as korrupsion.

Safet Gjici i thotë gjykatës se kreu marrëdhënie me Kacin me dëshirën e saj dhe se video regjistrimi i bërë publik nuk ka cenuar asnjë marrëdhënie juridike përpos asaj morale  dhe etike qe ish kryebashkiaku i Kukësit kujton se është ndëshkuar tashmë .   ish kryebashkiaku i gjetur fajtor nga gjykata antikorrupsion e shkallës së parë për  akuzën e shpërdorimit të detyrës referuar video-skandalit që tregonte marrëdhënien seksuale në zyrën e tij, nga apeli u gjet fajtor jo për shpërdorim detyre por për korrupsion.

Ky rekurs  kundërshton konstatimin e apelit të posaçëm që bazuar në insistimin e SPAK e dënoi Gjicin me  tre vjet burg.  I arrestuar në verën e 2023, mbas publikimit  të video skandalit në zyrën e tij, Gjici akuzon Alma Kacin se studio terrenin për ta futur në kurth duke e provokuar sipas tij.

Nga ana tjetër për këto veprime Alma Kaci që ishte gjetur fajtore nga shkalla e parë për akuzën e prostitucionit, në apel gruaja u dënua për një vepër tjetër atë korrupsionit aktiv.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?