Aktualitet

Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të policisë

KAON

Qeveria ka miratuar pagesat per oret shtese te punonjesve te policise si dhe kompensimin ushqimor per vitin 2024.

Policet do perfitojne oret shtese per sezonin turisitik. Prej korrikut dhe deri me 15 shtator, punonjesit e policise kane kryer sherbime qe shkonin deri ne 12 ore.

Në Aktin e miratuar, parashikohet të mbulohet efekti financiar i orëve shtesë të punonjësve të policisë të angazhuar në shërbim gjatë sezonit turistik.

Në një prononcim pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh se është rritur financimin për Ministrinë e Brendshme në vlerën rreth 1.3 miliard lekë për kompensimin ushqimor të Policisë, krahas orëve shtesë të punës që do t’i përfitojnë në kuadër të sezonit turistik.

Realizimi i këtij premtimi për punonjësit e policisë, pason atë për rritjen e pagave dhe sigurimin jetësor, si dhe ndihmon në përmirësimin e performancës së tyre.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?