AktualitetStil/Jetë

Vajza e Majlinda Bregut lëviz në Monaco me automjetin që kushton mbi 400 mijë euro

KAON

Një ndër videot më virale në rrjetin social “tiktok” është ajo e një vajze në Monaco e cila del nga një makinë “Rolls-Royce Cullinan”.

Por, a e dinit që ajo vajzë është shqiptare?  Është pikërisht vajza e ish-ministres demokrate Majlinda Bregut, Kejda.

Siç shihet dhe në pamjet e bëra virale, Kejda sapo zbret nga një makinë megaluksoze, çmimi i të cilës arrin deri në gjysmë milion euro.

E veshur plot klas, bukuroshja shqiptare mban në duar një çantë “Hermes Birkin Epsom 30”. Kejda shihet teksa është e shoqëruar nga partneri i saj “misterioz”, për të cilin gjithçka që dimë është se është me origjinë nga Burreli.

Ata shfaqen para “Hôtel de Paris Monte-Carlo”, ku sipas “TripAdvisor” një nate atje kushton 1500 euro./ Alfrapress.al/

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?