Arben Ahmetaj/ Tani do flas:Më thanë do shkosh në të s’ëmës…
Ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga Zvicra ku qëndron në arrati pasi ka kërkuar azil politik.
Intervista do të zhvillohet gazetarin Çim Peka në Syri Tv ditën e hënë 29 korrik.
Sakaq, televizioni Syri ka publikuar një insert të intervistës së regjistruar, ku Ahmetaj thotë se e kanë kërcënuar nëse flet.
“Më thanë do shkosh në të s’ëmës, do t’i lëmë fëmijët jetimë, do të fusim në burg gruan dhe ish-gruan nëse ti flet. Por unë tani do flas”, thotë Ahmetaj në insertin e publikuar nga televizioni Syri
🔴 Ish-zëvendës-kryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin dy të qeverisë Rama.

“Premtimi i mbajtur, po vjen”, shkruan Çim Peka krahas fotove me Arben Ahmetajn, ku shfaqen duke realizuar intervistën.
Arben Ahmetaj dha një intervistë televizive dhe rreth 5 muaj më parë ku hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë së tij, si ndaj Erion Veliajt po ashtu edhe ndaj Belinda Ballukut.
