Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë! Makina përplas dy fëmijë

KAON

Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur nga një makinë në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë këtë të martë.

Policia njofton se, shtetasi P. S., 75 vjeç, banues në Maqedoni, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka aksidentuar në rrugë dy fëmijë, 8 dhe 12 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?