EMRI/ Një shqiptaro-amerikan, zbulohet kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës
Petro Gjikuria pritet të jetë kandidati i opozitës për kreun e Bashkisë së Himarës në zgjedhjet e parakohshme lokale që do të zhvillohen më 4 Gusht, pas shpalljes së pavlefshme të mandatit të Fredi Belerit.

Lajmi konfirmohet nga burime mediatike pranë opoziës, teksa Petro Gjikuria është një biznesmen shqiptaro-amerikan dhe jeton në Washington, teksa është me origjinë nga fshati Gjilekë (Drimadhë) i Himarës.
Deri më tani ishte folur emri i Petro Belerit, djali i Fredi Belerit si kandidat i opozitës për kryebashkiak të Himarës, por siç duket emri i tij është rrëzuar si kandidat.
Ndërkohë, kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës do të jetë Vangjel Tavon, të cilin Rama e kishte paracaktuar që prej më shumë se një viti, duke e emëruar në postin e Prefektit të Qarkut të Vlorë.
Me të Rama ka filluar prej kohësh fushatën, teksa janë fokusuar tek legalizimet, teksa ai e dinte se do të ishte kandidat, pasi që prej muajit Prill kishte bërë “pashaportizimin” në Himarë.
Vangjel Tavon nuk e lidh asgjë me Himarën, teksa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kur ai garonte për deputet në Qarkun e Gjirokastrës nën siglën e LSI-së, akuzonte socialistët se kundër tij kishin blerë deri në 500 euro një votë, teksa denonconte dhe një sërë abuzimesh të tjera për krime zgjedhore nga mazhoranca kundër tij.
Emrin e Vangjel Tavos, kryeministri Edi Rama ia propozoi qeverisë greke si kryetar për Bashkinë e Himarës që një vit më parë, për të sheshuar përplasjet, duke qenë se ai i përket komunitetit grek, por në atë kohë u refuzua nga Athina zyrtare.
Data e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë u dekretua më 5 Korrik nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, vetëm brenda pak orësh pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit, pas dënimit të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm për të.
