SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetIntervistaPolitike

Këlliçi: S’ka asnjë risi në qëndrimin e ambasadës së ShBA!

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka folur për qëndrimin e ambasadës amerikane në Tiranë, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të rikthyer vulën dhe logon në Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.

I ftuar në OraNews, Këlliçi ka theksuar se në qëndrimin e ambasadës nuk ka asnjë risi dhe asnjë lajm pasi ‘do të ishte foshnjore nëse dikush mendon që në momentin që vula shkoj të shumica e demokratëve, amerikanët do të thonin që ne bashkëpunojmë në këtë rast me zotin Berisha dhe do të kemi mundësi për ta takuar’.

Këlliçi është shprehur se ‘i vjen keq kur sheh që partnerë të ndryshëm kanë në krahë apo ulen në tryezë të diskutimeve njerëz të inkriminuar thellësisht, të korruptuar deri në rrënjë siç mund të jenë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama por mbi të gjitha hajduti më i madh që ka parë Shqipëria në këto 34 vite, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj’.

Pjesë nga biseda në studio: 

Pyetje: Qëndrimi që ShbA kanë pasur ditën e sotme karshi asaj që ka ndodhur dhe karshi vendimit që ka marrë Gjykata e Apelit madje në deklaratën që kanë dhënë për media, jo vetëm që nuk bashkëpunojnë me personat që janë shpallur non grata por edhe me ata që mbështesin këta persona.

Këlliçi: Këtë të dytën nuk e kam lexuar që nuk bashkëpunojmë me personat që i mbështesin…

Pyetja: Ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të ShBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur ‘non grata’ nga ShBA.

Këlliçi: Shkëlqyeshëm! Këtë duhet t’ja thonë edhe administratave të tyre të mëpëparshme. Të marin shembull kur kanë bashkëpunuar me Neranda Modin, kryeministrin që fitoi mandatin e tretë në Indi, i cili dikur ka qenë i ‘blacklistuar’ nga DASH dhe sot është një nga partnerët kyç të SHBA.

Nuk ka asnjë risi dhe asnjë lajm në qëndrimin e ambasadës amerikane dhe s’ka si të jetë ndryshe kjo.

Kjo do të ishte foshnjore nëse dikush mendon që në momentin që vula shkoj të shumica e demokratëve, amerikanët do të thonin që ne bashkëpunojmë në këtë rast me zotin Berisha dhe do të kemi mundësi për ta takuar.

Ligji është shumë i qartë, për sa kohë një person është i dizenjuar si person ‘non-grata’ ata nuk mundem të bashkëpunojnë zyrtarisht dhe nuk mund të kenë marrëdhënie zyrtare.

Askush nuk ka pritur që të ketë një qasje tjetër dhe unë vijoj t’i mbetem kësaj qasjes time, pa diskutim ambasada është një partner i vyer i yni.

SHBA janë partner kyç i Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të mbeten përjetë si të tillë por të gjithë punonjësit e ambasadës votojnë në ShBA, kurse unë jam shtetas shqiptar që votoj këtu dhe Edi Ramën e kam unë në kurriz para se ta kenë ata.

Do ishte mirë që çdo ndërkombëtar në vendin tonë të shqyrtonte mirë bashkëpunimet që kanë më persona thellësisht të korruptuar dhe inkriminuar si Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Pyetje: Mendoni se ju dëmton deri në një farë pike?

Këlliçi: Zero. As edhe një lloj impakti. Kemi 3 vite që jemi mësuar me këtë situatë tashmë nuk përbën asnjë ndryshim. Aq më tepër të vjen keq kur sheh që partnerë të ndryshëm kanë në krahë apo ulen në tryezë të diskutimeve njerëz të inkriminuar thellësisht, të korruptuar deri në rrënjë siç mund të jenë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama por mbi të gjitha hajduti më i madh që ka parë Shqipëria në këto 34 vite, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ku pas publikimit të skandaleve të fundit dhe të atij 5D mbi të gjitha ka shënuar një rekord botëror të vjedhjes, 100% të vjedhjes së fondeve publike dhe i cili ende nuk goditet publikisht edhe nga aleatët tanë perëndimorë por edhe nga aleatë të tjerë. Megjithatë kjo pak rëndësi ka sepse në fund të ditës Erion Veliaj ka vjedhur paratë e shqiptarëve dhe duhet të jenë institucionet shqiptare në këtë rast SPAK që duhet të zbatojë ligjin dhe të marrë masa ndaj keqbërës të kësaj natyre.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?