Mediat e huaja: Nesër në stadium 50 mijë shqiptarë për Kombëtaren kundër Italisë!
UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten që në Dortmund të presin 50,000 tifozë shqiptarë, të cilët do të ndjekin ndeshjen e së shtunës kundër Italisë, e para për skuadrën kuqezi në kampionatin europian që starton sot zyrtarisht kundër Italisë në Dortmund.
Signal Iduna Park, stadiumi vendas i Borussia Dortmundit, mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, por gjatë kampionatit Euro 2024, ai do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62,000 vendesh dhe burime të UEFA-s kanë thënë për ESPN se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë blerë tashmë nga tifozët shqiptarë. Ndërkohë, kampionia e Europës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10,000 tifozë për shkak se shumica dërrmuese e biletave janë blerë nga tifozët shqiptarë.
