SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Investigimi i RAI3/ “S’mund të flasim për grupe kriminale si Ndrageta”, Rama në krah të Melonit: U hodh baltë mbi Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat me homologen e tij italiane Georgia Meloni në qendrën e pritjes së emigrantëve në Shëngjin kritikoi shkrimet e mediave italiane.

Rama deklaroi se mafia shqiptare nuk ekziston dhe se mediat e Italisë kanë thënë gjysmë të vërteta.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se u hodh baltë mbi Shqipërinë, ndërsa synimi i vetëm ka qenë të sulmohej marrëveshja mes dy vendeve mbi emigrantët.

“Gazetarë italianë, më lejoni të shkreh lehtësimin e kënaqësinë t’ju shoh të gjithëve këtu shëndoshë e mirë pasi sipas një gazeta italiane këtu veprojnë bandat që merren me trafikun e qenieve njerëzore.

 

 

Gazeta e të nesërmes thotë se po merrej edhe prokuroria me këtë fakt.

Megjithëse prokuroria edhe e krimeve të Rënda na ka sqaruar se diçka e tillë nuk ekziston.
SPAK thotë që nuk ekzistojnë premisat për të folur në lidhje me një mafie shqiptare që përdoret për të hedhur baltë mbi Shqipërinë, nuk mund të flasim për grupe të ngjashme me Ndragetën apo Cosa Nostaa.
Shpreh shqetësim për gjysmë të vërtetat që janë thënë në Itali.
U hodh baltë për të sulmuar marrëveshjen mes dy vendeve për emigrantët. Duhet të turpërohen të gjithë atë që të drejtën për të kundërshtuar marrëveshjen e kanë shndërruar në abuzim të pushtetit të katërt”, tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?