SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Rama sulmon Greqinë nga Italia

Kryeministri Edi Rama është shprehur se shqiptarët e Italisë nuk i ndryshuan emrat masivisht siç ndodhi me shqiptarët e Greqisë, që sipas tij është një njollë turpi.

Gjatë takimit me mbështetësit e tij në Milano, Rama tha se megjithëse shqiptarët e Italisë nuk u përballën me të njëjtën situatë me ata të Greqisë, sërish sipas tij, ata kanë përjetuar vuajtje të shumta gjatë viteve të para të emigracionit.

“Italia e kohës fatmirësisht nuk ishte Greqia e asaj kohe. Jo vetëm populli italian njësoj si populli grek u hapi derën bujarisht shqiptarëve duke i ndihmuar të ngriheshin mbi këmbët e tyre, por edhe qeveritë italiane megjithëse tejet të trembura nga fenomeni i saposhfaqur i migrimit masiv u sollën me Shqipërinë në një tjetër formë.

Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat forcërisht siç i ndodhi në Greqi. Për një arsye të vërtetë e të lemeritshme që të gjithë e dimë dhe që do të mbetet njollë turpi në historinë demokratike të Europës. Por nuk ishin të pakta rastet kur e morët përsipër vullnetarisht këtë ndryshim të identitetit pas asaj zileje përndjekëse e ‘e stato albanese’”, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?