Amnistia Penale, Manja: Vetëm 8 prej tyre ishin nënpunës publikë, asnjëri simbol i korrupsionit
Ulsi Manja: Kjo interpelancë nuk ka asgjë urgjente por unë jam përgatitur shumë seriozisht në respekt të 116 kolegëve që dhanë votën për këtë amnisti. Por jo për ata që nuk e kanë votuar sepse sado të përpiqem unë të shpjegoj të vërtetën ju vazhdoni të besoni të vërtetën tuaj.
Ministri mban përgjegjësi për draftin që i dërgon këshillit të ministrave por jo për atë që votohet në Kuvend. Nuk kam mashtruar askënd por kam shprehur publikisht qëndrimin e Shqipërisë për të mos amnistuar asnjë zyrtar të dënuar për korrupsion.
Ata që kanë përfituar nga amnistia me ulje dënimi dhe janë dënuar nga GJKKO për vepra penale korruptive, janë shtetas të zakonshëm ose nënpunës në shërbim public, janë vetëm 8 dhe asnjëri prej tyre nuk është simbol i korrupsionit.
