SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Plagoset me thikë një 40-vjeçar në Fier, arrestohet autori

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mesditën e së dielës në Fier.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, tek terminali i autobusëve në Mbyet, Fier, ku dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. L. 50 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., rreth 40 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit A. L., me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?