SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Dokumentari i RAI3/ Hoxha: Gazetari italian kishte denoncime edhe më të forta, por nuk i nxorri

Hoxha deklaroi se edhe ai është takuar me gazetarin italian, Giorgio Mottola dhe se ky i fundit ka intervistuar shumë personazhe në Shqipëri, përfshirë edhe kreun e opozitës, Sali Berisha.

Gazetari i kronikës tha se qëllimi i dokumentarit ishte pasyqrimi i një sërë problemesh të Shqipërisë, kryesisht ngjarje të njohura dhe diskutuara gjerësisht në Shqipëri.  Hoxha tha se gazetari është bërë me dije edhe për ngjarje më të rënda por ka zgjdhur që të mos i publikojë.

Gazetari ka qëndruar gjatë këtu. Kam publikaur foto dhe video bashkë me të. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është që në një media publike itaiane, janë grupuar dhe sistemuar, një sërë problemesh që ka patur Shqipëria gjatë dekadës së fundit. Gazetari ka qenë në Shqipëri një muaj më parë. Ka intervistuar shumë njerëz. Ka folur edhe Berisha, zoti Basha, por ai kërkoi intervistë me kryeministrin, por nuk e realizoi dot. Kur bëhej pritja e personaliteteve në Samit, ka pyetur për Bechettin. Ka pyetur edhe profesionistë të fushave të ndryshme për të marrë informacion. Këtu është edhe intervista e zotit Beci, e cila patjetër duhet të jetë shfrytëzuar. Thjesht ka bërë zhvendosjen dhe kronologjinë që të ketë një vijë. Ai ishte dokumentar rreth një orë dhe synon të informojë qytetarët italianë.

Zanafilla është vendim i qeverisë italiane, pra e nis pse qeveria italiane ka bërë një vendim të tillë të mbajtur të fshehtë dhe me kosto të lartë, nuk i sjell të mira Italisë. Ai thotë se nga kjo marrëveshje përfiton Rama, i cili është ofruar për t’i bërë nder një vendi të BE por në fakt është e kundërta. Pastaj ai kalon që kjo marrëveshje nuk duhej bërë me Ramën, sepse është partner jo i besueshëm. Ai thotë marrëveshja u bë nën ndikimin e Ëngjëll Agacit, që ka të kaluar si avokat në Itali, ka qenë avokat i personazheve të botës së krimit, që janë ekstraduar drejt Shqipërisë dhe pastaj u janë zbutur dënimet. A ka ndodhur kjo kur Agaci është bërë Sekretar? Agaci vetë ka thënë se do të ngrejë padi. Zoti Rama në fillim kur ka ardhur si kryeministër, ka ardhur me imazhin për të goditur krimin e organizuar, ka marrë ish shefin e anti-mafia në organikë, por nuk e ka pyetur asnjëherë.

Edhe mua më ka intervistuar gazetari. Shumë informacion e ka marrë për të bërë dokumentari. Ka marrë edhe denoncime më të forta se këto që ka nxjerrë, por ka vendosur që keto që ka futur i ka të provuara. Pjesën tjetër, ndoshta bën një dokumentar tjetër”, tha ndër të tjera Hoxha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?