Aktualitet

Durrës, rrëmbeu nipin 3-vjeçar, arrestohet gjyshja

KAON

Arrestohet Bahrije Gjuni, gjyshja e cila rrëmbeu nipin e saj vetëm 3 vjeç dhe e mbajti larg nga nëna për një javë.

Bahrije Gjuni është personi i tretë i arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa në dëshmi është shprehur se kanë marrë nipin sepse kanë dashur ta rrisin vetë.

3-vjeçari u rrëmbye një javë më parë nga gjyshërit e tij, Rexhep dhe Barie Gjuni (nga ana e babait). Rexhep Gjuni aktualisht ndodhet në paraburgim bashkë me vëllain e gruas së tij. Kujtojmë se të premten, gjykata e Durrësit caktoi masën e arrestit në burg për gjyshin, 60 vjeç dhe kunatin e tij, të cilët akuzohen për veprën “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit” .

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?