SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Arratiset ‘Shefi i Ndriçimit’ në bashkinë e Elbasanit

Ditën e djeshme, një punonjës i bashkisë së Elbasanit  Eduard Balliu humbi jetën pasi u rrëzua nga vinçi teksa gjatë punës ku po riparonte llambat elektrike në lagjen ‘5 maji’.

Lidhur me këtë ngjarje, policia e Elbasanit ka nisur hetimin në gjendje të lirë për shtetasin S.Ç., 55 vjeç me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane.

Ndërkohë është shpallur në kërkim, pas veprimeve hetimore, përgjegjësi i Sektorit të ndriçimit pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike në A.Sh.P.U., M.Q., 54 vjeç, banues në Elbasan.

Në njoftimin e dërguar sot nga Policia e Shtetit, thuhet:

“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane, Elbasan.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 54 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë përgjegjësi i Sektorit të ndriçimit pranë Drejtorisë së shërbimeve Publike në A.Sh.P.U, Bashkia Elbasan.

Ditën e djeshme, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i Bashkisë, i punësuar në këtë sektor, u rrëzua nga vinçi, gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji” dhe si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.”

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?