Përfaqësuesit e G7 dënojnë njëzëri sulmin e Iranit
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak e ka dënuar sulmin e Iranit. Ai tha se sulmet “rrezikojnë të ndezin tensionet dhe të destabilizojnë rajonin”, duke shtuar se Irani “ka demonstruar se synon të mbjellë kaos në oborrin e tij”.
“Mbretëria e Bashkuara do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe atë të të gjithë partnerëve tanë rajonalë, përfshirë Jordaninë dhe Irakun. Krahas aleatëve tanë, ne po punojmë urgjentisht për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Askush nuk dëshiron të shohë më shumë gjakderdhje”.
“Pas mbështetjes së sulmit brutal të Hamasit të 7 tetorit, veprimet e fundit të regjimit iranian do të destabilizojnë më tej rajonin dhe do ta bëjnë paqen e qëndrueshme më të vështirë.”
“Duke vendosur për një veprim të tillë të paprecedentë, Irani po ndërmerr një hap të ri në veprimet e tij destabilizuese dhe po merr rrezikun e një përshkallëzimi ushtarak.”
Solidariteti i Gjermanisë është me të gjithë izraelitët sonte, të cilët Irani po terrorizon me këtë sulm të paprecedentë dhe të pamëshirshëm: hebrenjtë, si dhe arabët dhe të krishterët, beduinët në Negev si dhe druzët në Golan. Qofshin të gjithë të sigurt.
